Lucas Moura shpreh hapur pakënaqësinë për situatën që po kalon te Paris Saint Germain.
Braziliani, i cili nuk prek prej shumë javësh fushën këtë sezon, nuk është aspak i lumtur dhe lë të hapur derën për një transferim këtë sesion të tregut.
Moura u shpreh se ka dhënë kontributin e tij prej vitesh në Paris, por tani duket se nuk kanë nevojë për të. 25-vjeçari tha se nuk do të refuzonte La Ligan apo Ligën Premier, por dëshiron të shkojë aty ku mund të luajë rregullisht.
Për brazilianin interesohen edhe skuadrat e mëdha si Napoli, Tottenham e Arsenal.
Lojtari filloi karrierën profesionale në San Pauolo, ndërsa në vitin 2013 kaloi te PSG për 45 milionë euro.
Në 152 ndeshje ai ka shënuar 33 gola në Ligeue 1 për klubin nga Parisi. /SS/
https://www.youtube.com/watch?v=sJus7hfeCaM