Juventusi vazhdon të shtyjë mesfushorin amerikan, Weston McKennie drejt Ligës Premier, me Aston Villan që është shfaqur si klubi i fundit që ka interes.
Sipas Corriere dello Sport dhe Tuttosport, Bournemouth është gati të paguajë çmimin e kërkuar prej 30 deri në 40 milionë euro për amerikanin.
Por 24-vjeçari e refuzoi propozimin dhe po pret për një klub më prestigjioz, si Chelsea apo Tottenham Hotspur.
Sipas Gianluca Di Marzio, Aston Villa i është bashkuar garës dhe ka bërë një ofertë për protagonistin e Kupës së Botës 2022.
Juve është e etur për të fituar para nga lojtari i cili u ble nga Schalke 04 për 25 milionë euro në vitin 2020.
Kontrata e tij zgjat deri në qershor 2025, por ai konsiderohet i tepërt, pasi Fabio Miretti dhe Nicolò Fagioli janë promovuar nga akademia e të rinjve.
Pra Juventus nuk do të kërkonte një zëvendësim nëse McKennie shitet në janar. /Telegrafi/