Atalanta pritet të marr oferta nga klubet e Ligës Premier për të riun e talentuar Franck Kessie.
Djaloshi e ka nisur shumë mirë kampionatin, por mund të largohet nga klubi që na janar.
Shifra që kërkon Atalanta është 15 milionë euro.
Në sezonin e fundit ishte Napoli që e kërkoi djaloshin, por Atalanta nuk e vuri në shitje.
Interi dhe Juventusi po ashtu kanë shprehur interesim këtë vit për lojtarin nga Bregu i Fildishtë që ka luajtur në nëntë ndeshje dhe ka shënuar katër gola. /Telegrafi/