Klubet e Ligës Premier kanë regjistruar një rritje të shpenzimeve për pagat me 15% në sezonin 2017/18 apo në vlerë 2.9 miliardë funte, duke i dhënë një goditje fitimeve në bilancin financiar edhe pse ka pasur rrije të të ardhurave.
Raporti është bërë nga Sports Business, grup i Deloitte, sipas të cilit kjo rritje e shpenzimeve në pagat e futbollistëve erdhi si pasojë e lëvizjeve në afatin kalimtar të transferimeve të lojtarëve, ku u shpenzuan 1.9 miliardë funte.
Gjithnjë sipas analizës së Deloitte, të ardhurat e regjistruara nga klubet ishin 4.8 miliardë funte, falë edhe kualifikimit të disa skuadrave në fazën e 1/8 të Ligës së Kampionëve, ndërkohë që fitimi para tatimit ishte 400 milionë funte, 100 milionë funte më pak se një vit më parë.
Një tjetër rritje në bilancet e klubeve të Ligës Premier është edhe shpenzimi për pagesat e agjentëve të lojtarëve.
Në total janë shpenzuar 260 milionë funte që janë dhënë në formën e pagesave për agjentët deri në janar të 2019.
Kjo shumë është më e madhe për 49 milionë funte nga viti i kaluar, një statistikë kjo që rezulton edhe në dokumentet e Federatës Angleze të Futbollit.
Klubi që ka shpenzuar më shumë për agjentët është Liverpooli me 43 milionë funte.
Pas “The Reds” vijnë Chelsea dhe Manchester City. /Telegrafi/