Steven N’Zonzi ka qenë një nga lojtarët shumë të kërkuar nga Juventusi gjatë janarit.
Por, për mesfushorin francez nuk ka shfaqur interesim vetëm Zonja e Vjetër, por edhe shumë klube angleze.
Sipas Gazzamercato.it për 28-vjeçarin kanë shfaqur interesim Manchester City e Chelsea dhe në muajt në vazhdim priten ofertat.
Vlen të theksohet se lojtari ka kontratë me Sevillan deri 30 qershor të 2020. /Telegrafi/