Trajneri gjerman, Jurgen Klopp ka zgjedhur yllin gjerman, Mario Gotze, si lojtarin më të mirë që e ka trajnuar ndonjëherë.
Klopp, gjatë karrierës së tij ka trajnuar shumë lojtarë të mëdhenj tek skuadra e Borussia Dortmundit dhe tani tek Liverpooli.
Por, trajneri gjerman edhe përball një vështirësie të madhe, nuk e ka pasur problem ta zgjedh më të mirin.
Në pyetjen drejtuar atij se cili është më i mirë që ka trajnuar, Klopp u përgjigj me lehtësi duke përmendur gjermanin, Gotze.
“Lojtari më i mirë që kam trajnuar ndonjëherë, padyshim që është Mario Gotze”, ka thënë fillimisht Klopp.
“Ai ishte thjeshtë i pabesueshëm”, shto gjermani për Soccer Laduma.
Klopp gjithashtu u pyet edhe për futbollistin që është përmirësuar më së shumti, teksa deklaroi se ai është sulmuesi polak, Robert Lewnadowski.
“Përmirësimin më të madh në karrierë e ka bërë Lewandowski”, përfundoi trajneri gjerman. /Telegrafi/