Gjatë intervistës për Sky Sports pas ndeshjes kundër Newcastle United, Jurgen Klopp ka thënë se “zemra” ia fitoi ndeshjen Liverpoolit.
“Çfarë mund të them? Mund të flasim për ndeshje, mund të flasim për futbollin, por mënyra si luajti Newcastle, ishte shumë vështirë për t’u përballur në përgjithësi. Ishte shumë vështirë të mbroheshim në të gjitha situatat”.
“Mendoj se patëm disa momente fantastike futbolli, për ta qetësuar lojën dhe për ta pasuar topin. Duke i detyruar të vrapojnë”.
“Sot ishte vetëm zemra – ajo që bënë këtu lojtarët ishte e pabesueshme. Goli vendimtar erdhi nga Shaqiri dhe Divock Origi, pra çfarë mund të them?”.
“Ata (lojtarët e Newcastle) ishin më të mirë se ne fizikisht, prandaj na u desh që të luftonim. Jam shumë krenar. Jam vërtet u kënaqur, por duhet dhënë lëvdata për Newcastle që u përpoq ta fitonte ndeshjen e fundit në shtëpi”, është shprehur Klopp pas ndeshjes. /Telegrafi/