Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp beson se Jamie Vardy është një nga tre sulmuesit më të mirë në Ligën Premier.
Liverpooli ka ndërtuar një epërsi prej 10 pikësh në krye të tabelës, dhe ka mundësinë që ta bëjë atë 13 pikë me fitore në stadiumin King Poëer sot (e enjte) ndaj Leicester Cityt.
Por, Klopp është i kujdesshëm për rrezikun e paraqitur nga ekipi i Brendan Rodgers, dhe veçohet Vardy, i cili kryeson listën e golashënuesve me 17 gola.
Sipas trajnerit gjerman të Reds, sulmuesi anglez Vardy është njëri nga tra sulmuesit më të mirë në kampionat.
“Ne do të përpiqemi ta ndalojmë atë [Vardyn]”, ka thënë fillimisht Klopp në konferencën e tij para-ndeshjes.
“Ai është një nga tre sulmuesit më të mirë në Angli që kur kam qenë këtu”.
“Gjithmonë është i vështirë për t’u mbrojtur. Ne thjesht përpiqemi të shmangim pasimet tek ai”, përfundoi gjermani. /Telegrafi/