Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp beson se Manchester United ka pasur shumë fat duke kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Gjermani beson se klubi i Old Traffordit duhet të ndihet fatlum për arritjen në tetë ekipet më të mira të ligës elitare evropiane për klube.
“E di se nuk është e lehtë të fitosh, me të vërtetë nuk është e lehtë. Paris Saint-Germain do të jetë përsëri kampion i Francës, por jo në Ligën e Kampionëve”.
“Ndeshja me Manchester Unitedin është një nga lojërat më fatmirat në jetën time. Unë i thashë vetes se nuk ishte e mundur të humbasin, por ata humbën”, tha Klopp.
Ai shtoi se kjo humbje është e ndryshme nga ajo Paris Saint-Germain kundër Barcelonës, kur pas 4:0 në shtëpi ka humbur si mysafirë me rezultat 6:1.
“Kjo duhet të dallohet. Në ndeshjen e parë me Barcelonën ata ishin më të mirë, në të dytën katalunasit ishin më të fortë. Kjo është për të ardhur keq, PSG ishte më i mirë se Manchester në të dyja ndeshjet dhe u eliminua. Kjo ndodh rrallë”, përfundoi gjermani. /Telegrafi/