Jurgen Klopp duket se ka krijuar tashmë pseudonime të reja për ardhjet më të reja të Liverpoolit si, Alexis Mac Allister dhe Dominik Szoboszlai.
Trajneri gjerman ka thënë se është shumë i lumtur që kanë arritur të transferojnë dyshen, ndërsa ka zbuluar se si i thërret dy mesfushorët.
“Shumë i lumtur! Dy lojtarë shumë të mirë. Menjëherë po mendoja për pseudonimet dhe mendova se do të ishte një pseudonim i mrekullueshëm për Alexis… Gary (McAllister)! Ai luan futboll mjaft të mirë, padyshim, njëlloj si Dom (Szoboszlai)”, ka thënë Klopp për uebfaqen e Liverpoolit.
“Ishte shumë e qartë në momentin që ne i nënshkruam ata, pritja e publikut ishte shumë e mirë, nga brenda ishte e jashtëzakonshme, djemtë dinë për futbollin, kështu që ata menjëherë thanë: ‘Oh Zoti im’ kështu që është shumë mirë. Tani ata janë këtu dhe nuk u desh shumë, më lejoni të them, për të bërë përshtypje edhe në fushë, kështu që është mirë”.
Ndërsa emri ‘Dom’ për Szoboszlai përshtatet mirë, ka ende konfuzion se pse Alexis është emëruar si ‘Gary’ nga trajneri. Ndoshta ka një lloj shakaje të brendshme mes tyre që fansat nuk e dinë ende.
Pavarësisht, duket se strategu gjerman i ka pranuar mirë ardhjet e reja dhe tani do të punojë për t’i ndihmuar ata të përshtaten me stilin e tij të lojës dhe të shkëlqejnë në Anfield. /Telegrafi/