Site icon Telegrafi

Klopp u dha një lamtumirë emocionale tifozëve të Liverpoolit, ai nuk mundi t’i ndalte lotët

Trajneri gjerman, Jurgen Klopp nuk mundi t’i mbante lotët pasi dëgjoi thirrjet e tifozëve të Liverpoolit në një ngjarje të organizuar për të shënuar largimin e tij nga klubi anglez.

Klopp drejtoi Liverpoolin për nëntë vjet dhe me të arriti rezultate të jashtëzakonshme para se t’i thoshte lamtumirë klubit.

Ai u rikthye shkurtimisht në qytet mbrëmë për lamtumirën e organizuar “Nata me Jurgen Klopp”, e cila ishte plot emocione.

 

Në një tubim emocionues, tifozët kënduan dhe brohoritën për të, dhe të gjithë mundën të shihnin se sa i prekur ishte Klopp, përfshirë edhe lotët e tij.

Klopp gjithashtu tundi grushtin për herë të fundit dhe drejtoi brohoritjet ashtu siç bëri pas fitoreve të Liverpoolit.

 

Kujtojmë se Klopp e drejtoi Liverpoolin që nga viti 2015 dhe gjatë kohës së tij i solli tetë trofe klubit, duke përfshirë titullin e vitit 2020, të parin në Ligën Premier që nga viti 1990.

Një vit më parë, ai i solli klubit trofeun për fituesin e Ligës së Kampionëve, që ishte hera e parë që fitohej gara më i fortë evropiane për klube që nga viti 2005. /Telegrafi/

Exit mobile version