Liverpooli arriti fitore ndaj Evertonit me rezultat 0-1 fal një goli në minutat e fundit të takimit nga Sadio Mane.
Pjesa e parë ishte e heshtur dhe kjo nuk i pëlqeu aspak trajnerit mysafirë, Jurgen Klopp dhe kështu gjermani vendosi të motivon lojtarët e tij duke i shfaqur një klip me rastet e humbura.
“Natyrisht që ne kishim idetë tona për lojë dhe ishin pothuajse të njëjta me të Evertonit. Ishte një ndeshje me intensitet të madh, si ajo ndaj Arsenalit”.
“Në pushimin e pjesës së parë i motivova lojtarët duke ia shfaqur një klip me rastet e humbura të ndeshjeve të mëparshme”, ka thënë Klopp.
Pas kësaj fitore Liverpooli renditet në vendin e dytë me gjashtë pikë më pak se Chelsea. /Telegrafi/