Site icon Telegrafi

Klopp tregon se a ka pasur debat të ashpër me Salah dhe i komenton fjalët që për Firminon sezoni ka përfunduar

Mohamed Salah dhe Jurgen Klopp (Foto: Jan Kruger/Getty Images/Guliver)

U raportua se Mohamed Salah dhe Jurgen Klopp kanë pasur një debat të ashpër pas ndeshjes kundër Chelseat.

Sipas AS pas kësaj egjiptiani i ka thënë trajnerit gjerman se dëshiron largimin nga Reds gjatë verës. Por, nuk është vetëm kjo temë që i mundon tifozët, ata në rrjete sociale kanë filluar të flasin edhe për një mungesë të Roberto Firminos në këtë fund sezoni.

Por, pas ndeshjes kundër Huddersfieldit ku Liverpooli fitoi me rezultat 5-0 Klopp u përgjigj për këto dy tema.

Roberto Firmino duke festuar golin ndaj Portos (Foto: Matthias Hangst/Getty Images/Guliver)

“Unë gjithmonë iu them që beson tre për qind të asaj që je dëgjoni nga mediat sociale”, ka thënë 51-vjeçari për BBC.

“Nuk kam pasur debat me Mo pas ndeshjes ndaj Chelseat dhe sezoni për Roberto Firminon nuk ka përfunduar. Ai do të jetë gati për ndeshjen kundër Barcelonës, nuk është 100 për qind e vendosur, por Bobby është makinë dhe do ta shikojmë”.

Lexo po ashtu Klopp tregon në detaje se si erdhi goli i Wijnaldumit ndaj Cardiffit: Nuk ishte nga stërvitja, ide e lojtarëve

“Ne nuk duam të rrezikojmë dhe është mirë që treguam se ne mund t’ia dalim edhe pa atë”, ka shtuar Klopp. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=XP8UTTSdDtk

Exit mobile version