Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka folur pas barazimit ndaj Manchester Unitedit rreth incidentit të vogël që kishte me Jose Mourinhon.
Tekniku gjerman zbuloi se u nervozua shumë pasi pa Special Onen duke i kërkuar gjyqtarit të ndëshkonte Roberto Firminon.
“Mourinho dëshironte minimumin një karton të verdhë për Firminon”.
“Mendoj se gjyqtari ndali lojën para se kontakti final të ndodhte. Roberto është një futbollist nga koka deri te thembra dhe dëshironte që të vazhdonte lojën”.
“Duhet të ishte karton për Herreran dhe asgjë më shumë. Por, në fund u ndëshkua lojtari që dëshironte të luante futboll”, ka thënë Klopp. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=-YP2jEEn99M