Telegrafi

Klopp tregon gjithçka rreth transferimeve të mundshme

Trajneri gjerman i ka japë fund fjalëve rreth transferimeve dhe të ardhmes së Alberto Morenos.

Jurgen Klopp ndihet i lodhur nga pyetjet e përhershme që i bëhen rreth transferimeve të mundshme në këtë afat kalimtar, teksa iu ka bërë me dije që nuk pritet të ketë më.

“Gjëja më e rehatshme në këtë situatë është që ne kemi nga tre lojtarë për çdo pozicion”, ka deklaruar fillimisht Klopp, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Klopp: E ëndërroja një eksperiencë në Angli

Tutje, trajneri gjerman ka ironizuar edhe me largimin e Morenos, pasi po bëhet presion pa nevojë për afrimin e një mbrojtësi të majtë.

“Ndoshta duhet lexuar më shumë gazetat. Bota nuk është e kënaqur me mbrojtësin tonë të majtë”, përfundoi ish-trajneri i Dortmundit . /Telegrafi/