Site icon Telegrafi

Klopp tregon futbollistët që do t’i transferonte te Liverpooli, zbulon “gjeniun”

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka zbuluar një numër objektivash të transferimeve të ëndrrave, duke përshkruar mesfushorin e Real Madridit, Toni Kroos si një “gjeni”.

Trajneri i “Redsave” pothuajse me siguri do të forcojë skuadrën e tij në afatin kalimtar të transferimeve të verës, me një numër lojtarësh të lidhur tashmë me një kalim në Anfield Road.

I pyetur se kush do të nënshkruante për klubin, pasi paratë nuk duhet të jenë një çështje, Klopp u përgjigj me admirim për një numër lojtarësh evropianë.

Lexo po ashtu Liverpooli i gatshëm të paguajë 50 milionë për Van Dijk

“Busquets është vetëm 28 vjeç, apo jo? Çfarë lojtari! Duket se ai ka luajtur 16 vjet në atë pozitë”, ka thënë fillimisht Klopp për Marca.

“Toni Kroos është një lojtar i jashtëzakonshëm, një gjeni. Ai është aq delikat me topin”, transmeton Telegrafi.

Mesfushori gjerman i Realit admirohet shumë nga Klopp

I pyetur nga lojtarët e tij të preferuar spanjollë, shefi i Liverpoolit u përgjigj: “Në kohën time në Gjermani admiroja Thiago Alcantara, për shembull”.

Klopp gjithashtu ka theksuar se edhe Gonzalo Castro i Dortmundit është një futbollist i mirë, pasi është gjysmë spanjoll. /Telegrafi/

Exit mobile version