Telegrafi

Klopp tregon çfarë i tha Alissonit: Kemi tribuna, mund ta gjuash topin atje

(Foto: Twitter/Goal)

Portieri i Liverpoolit, Alisson Becker, ka marrë kritika të shumta për gabimet e tij në ndeshjen ndaj Manchester Cityt, të cilën lideri e fitoi me rezultat 4-1 në Anfield.

Pas takimit është prononcuar trajneri i Redsave, Jurgen Klopp, duke treguar bisedën me gardianin që nuk bën rëndom gabime të tilla.

“Bisedova me të pak më parë. Padyshim që është shumë i zhgënjyer dhe fjalët e tij ishin: ‘Jo sot, jo sot…’, ndërsa unë i thash: ‘Po, ky është problemi me gabimet, nuk mund të vendosësh se kur i bën’”.

“Është në rregull, ai na ka shpëtuar jetën nuk e di sa shpesh, është një portieri i klasit botëror dhe sonte disa gjëra shkuan paksa keq dhe duhet ta pranojmë këtë”.

Lexo po ashtu City i Pep Guardiolas triumfon me një fitore të thellë në Anfield, Liverpooli gjithmonë e më larg kreut

“Tashmë i kam thënë: ‘Kemi tribuna, mund ta gjuash topin atje’. Është siç është… Në gjysmën e parë, Ali ishte i jashtëzakonshëm. Ishte i qetë me top, pasonte në hapësira të vogla, saktësisht atë që donim të bënte”.

“Pastaj në gjysmën e dytë, në fillim nuk e bënte atë. Nuk i shihet hapësirat, sepse nuk i bënim në mënyrën e duhur dhe problemi është se ai nuk e gjuan topin diku larg nga zonat e rrezikshme”, ka thënë Klopp pas ndeshjes. /Telegrafi/

(Foto: Twitter/Liverpool FC)