Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë se ishte i shqetësuar se Xherdan Shaqiri mund të lëndohej në sfidën ndaj West Ham Unitedit.
Mesfushori shqiptar e nisi nga minuta e parë sfidën e të dielës mbrëma në Ligës Premier që u zhvillua në London Stadium.
Redsat fituan me rezultat 3-1, ndërsa 29-vjeçari dhuroi një superasistimi për golin e dytë të Mohamed Salah.
𝐉𝐔𝐒𝐓, 𝐖𝐎𝐖! 🔥
An 𝙖𝙢𝙖𝙯𝙞𝙣𝙜 breakaway goal, finished in incredible style by @MoSalah 😱👏 pic.twitter.com/FVIk8o9ozF
— Liverpool FC (@LFC) January 31, 2021
Trajneri vendosi ta zëvendësonte menjëherë pas asistimit dhe pas ndeshjes ka treguar arsyen e këtij vendimi.
“Topi i fundit i Shaq ishte i mrekullueshëm. Shaq zhvilloi një lojë shumë të mirë dhe ndoshta do të mund të luante për 90 minuta, por tash për tash është problem, sepse nuk i dihet”.
“Ai nuk ka luajtur shumë ndeshje dhe më herët ka pasur probleme me lëndime. Unë jam vazhdimisht i shqetësuar për lëndimet – dhe përpiqemi ta shpëtojmë secilin”, ka deklaruar Klopp në një prononcim për faqen zyrtare të Liverpoolit. /Telegrafi/