Site icon Telegrafi

Klopp thotë se fitimi i titullit të Ligës Premier nga Liverpooli është rrëfimi më i madh në histori të futbollit

Jurgen Klopp ka thënë se kur Liverpooli të marrë në duar trofeun e Ligës Premier, do të jetë rrëfimi më i madh në histori të futbollit.

Trajneri i the Reds beson se mënyra se si ata e kanë fituar titullin e ligës angleze, do të kujtohet gjithmonë.

Kampionët do të marrin trofeun në duar në përballjen që sonte nga ora 21:15 e zhvillojnë ndaj Chelseat në Anfield Road në kuadër të javës së 37-të në Ligën Premier.

“Momentin kur ne e marrim trofeun në duar, është 100% e gjitha për sportin më të bukur në botë. Është njëri ndër rrëfimet më të mira në histori të futbollit”, ka thënë ai.

“Është diçka shumë speciale dhe jemi me fat që jemi pjesë e kësaj, andaj do të marrim si ashtu. Është diçka e madhe”.

“Nuk është se kampionët e tjerë do të harrohen, por kjo, askush nuk do ta harrojë. Nuk është e mundur. Ta bëjmë më speciale”, ka shtuar më tej Klopp.

Liverpooli arriti të fitonte titullin e Ligës Premier pas më shumë se 30 vitesh pritjeje. /Telegrafi/

Exit mobile version