Site icon Telegrafi

Klopp tërheq vërejtjen: Mos nënvlerësoni ekipet

Bosi i Liverpoolit, Jurgen Klopp, u ka tërhequr vërejtjen lojtarëve të tij që të mos nënvlerësojnë ekipet kundërshtare.

Liverpooli mposhti Arsenalin në trillerin e javës së parë dhe Klopp ka paralajmëruar se do të duhet qëndrim i fortë në udhëtimin te Burnley.

Lexo po ashtu Krejt lajmet për Liverpoolin

“Ne fituam 4-3 dhe kjo nuk është perfekt. Ne kemi mundur të luajmë më mirë. Ishte mirë për lojën e parë”.

“Unë gjithmonë shikoj në ndeshjen e ardhshme dhe them se nuk duhet që të nënvlersojmë ekipet. Të kemi shumë vetëbesim, por të mos nënvlerësojmë ekipet”, u shpreh Klopp. /Telegrafi/

Exit mobile version