Telegrafi

Klopp: Do të sjellim transferime kualitative

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka deklaruar se ekipi i tij do të bëj transferime kualitative.

Liverpooli dëshiron të bëj përforcime tjera pasi me transferimet e kaluara nuk arriti të luftoj për titull.

“Ne duhet të jemi të fortë sepse ne do të kemi shumë më shumë kualitet dhe do të jemi 100 për qind më të fortë”.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Liverpoolit

“Kemi opsione të ndryshme. Top katërshja është me rëndësi për ne, por nuk është alternativë për trofe. Nuk ka alternativë. Ne të gjithë luajmë për trofe. Askush nuk shkon në finale dhe mendon që nuk është gjë e rëndësishme”, deklaroi Klopp.

Liverpooli aktualisht po lufton për top katërshe dhe është jashtë luftës për titull në krejt frontet. /Telegrafi/