Site icon Telegrafi

Klopp: Të paktën edhe tri vite jam në Liverpool

Bosi i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka siguruar tifozët se ndihet i lumtur me mbështetjen e tyre dhe të klubit.

The Reds janë duke zhvilluar fazën përgatitore në SHBA, ku u befasua me një pyetje të gazetarëve të pranishëm në një konference për shtyp.

Trajneri gjermani në stilin e tij karizmatik reagoi fillimisht duke prekur mikrofonin e bërë “Uau” dhe më pas iu përgjigj gazetarëve.

“Unë nuk mendoj se shumë njerëz do të bënin këtë pyetje tre vjet para se kontrata t’i mbarojë trajnerit”, tha strategu duke iu përgjigjur nëse do të largohet në fund të këtij sezoni prej klubit anglez.

“Ne do të shohim. Unë nuk e di nëse gjërat do të kanë rrjedha negative apo pozitive, pse duhet të mendojmë … të paktën jo për tre vjet, kjo është përgjigjja, të paktën tre vjet”, pohoi trajneri.

Ndryshe, Klopp gjatë sezonit të kaluar ka arritur të fitojë trofeun e parë me Liverpoolin duke e fituar Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Exit mobile version