Telegrafi

Klopp takoi “Van Dijkun e ri” dhe mbeti i befasuar: O Zot, sa i gjatë je ti!

“Van Dijku i ri” ka arritur në Liverpool disa ditë më parë. Mbrojtësi 17-vjeçar, Sepp van den Berg kaloi një testet mjekësore në Anfield dhe pritet që shumë shpejt të prezantohet para shikuesve të The Reds.

Mbrojtësi i lartë 189 centimetrash u takua sot me të gjithë në klub, dhe ndër të tjera edhe me trajnerin, Jurgen Klopp.

Ai u befasua nga gjatësia e holandezit të ri duke thënë, “Sepp, unë jam i kënaqur. Zoti im, sa i gjatë je!”

Theksojmë se lojtari gjatë ditëve në vijim do të nënshkruajnë kontratë me klubi e ri, pasi arritjes së marrëveshjes me PEC Zwollen e Holandës.

Ndryshe, futbollisti ka pasur 15 paraqitje në sezonin e fundit të Eredivisies dhe katër për ekipin holandez U-19. /Telegrafi/