Bosi i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka sulmuar gazetarët që kanë vënë në pikëpyetje zgjedhjet e tij taktike.
Gjermani ishte pyetur nëse mesfusha është problem i ekipit të tij.
Kjo pyetje u bë pas humbjes nga PSG, por Klopp ka hedhur poshtë sugjerimet se The Reds po vuajnë në mesfushë.
“Jo aq e kontrolluar? Ne kemi pranuar pesë gola dhe ju flisni për mesfushën tonë?”
“Më falni, unë nuk e kam parë këtë, unë kam dëgjuar për këtë. Po, kemi mundur ët shënojmë më shumë. Kreativiteti. Jo, nuk shoh probleme në mesfushë”, u shpreh Klopp i ashpër me gazetarët.
“Nuk i kuptoj shumë pyetje tuaja, por ndoshta s’jeni të kënaqur me përgjigjet e mia. Unë nuk i kuptoj pyetjet tuaja, pse duhettë mendoj për ndonjë problem në mesfushë?”.
“Pyetni diçka ku përgjigja nuk dihet. Unë ju them se ekipin do ta shihni të dielën a është gati a jo”, deklaroi Klopp.
Liverpooli ka nevojë për fitore ndaj Napolit në ndeshjen vendimtare të xhiros së fundit në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/