Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka lavdëruar lojtarët e tij për paraqitjen e tyre fantastike ndaj Stoke Cityt.
Tekniku gjerman po ashtu shpjegoi se goli i dytë i Divock Origi ishte i menduar nga belgu.
“Kur erdha këtu Origi nuk ishte në gjendjen e tij më të mirë. Lëndimin e tij të fundit ai e përdori për të shtuar pak peshë, pasi kishte nevojë dhe tani shpresoj të jetë i gatshëm”
“Goli i dytë i Divock ishte i bukur, ai gjuajti direkt në portë dhe nuk kishte tendence për të krosuar”.
“Edhe Sturridge ishte fantastik sot, kishte momente shumë të mira gjatë ndeshjes. Allen? Ishte brilant, e zëvendësova pasi ende nuk është 100 për qind gati”, ka thënë Klopp pas ndeshjes. /Telegrafi/