Jurgen Klopp është ndarë tejet i kënaqur me lojën e skuadrës së tij në fitoren ndaj Chelseat.
Dejan Lovren dhe Jordan Henderson shënuan në pjesën e parë dy golat që ia siguruan fitoren The Reds në Stamford Bridge, por Chelsea në fund kërkoi barazimin falë një goli të Costas i cili u shënua në pjesën e dytë.
“Ishte natyrisht një paraqitje e kënaqshme. Nga sekonda e parë ne kemi pasur lëvizshmëri fenomenale”.
“Ne ishim të shpejt në mendje. Ne kemi bërë vërtet mirë. Ne merituam epërsinë në pjesën e parë”.
“Nuk më kujtohen shumë raste të tyra, por ne duhet të mësohemi të menaxhojmë më mirë ndeshjet. Aq shpesh Chelsea ka shënuar gola në sekondat e fundit me stilin direkt të lojës, është e pabesueshme. Ne luajtëm futbollin si në ferr. Ishte vërtet bukur të shikohet. Në pjesën e dytë ishte tejet vështirë”, potencoi Klopp. /Telegrafi/