Site icon Telegrafi

Klopp shpreson për ndikim të menjëhershëm të Minamino: Nuk kam dyshime se do të na ndihmojë

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është me shpresë për një ndikim të menjëhershëm nga transferimi më i ri, japonezi Takumi Minamino.

Ish-sulmuesi i RB Salzburg do të jetë i lirë të luajë për Reds nga 1 janari pasi para disa ditësh zyrtarizoi transferimin e tij për rreth tetë milionë euro.

Klopp u pyet për transferimin e ri të klubit, pasi ai iu drejtua mediave përpara udhëtimit të nesërm te Leicester City.

Lexo po ashtu Zyrtare: Liverpooli nënshkruan me Takumi Minamoton

“Ne do të shohim. Të gjitha gjërat që dimë rreth Takumit përshtaten shumë mirë për ne”, ka thënë fillimisht Klopp në konferencë për shtyp.

“Aftësitë e tij të futbollit para së gjithash. Vendimmarrja në zona të ngushta. Shpejtësia e tij. Dëshira e tij për të fituar një top prapa dhe presingu. Ai është mësuar me atë sepse Salzburgu ka një filozofi të ngjashme me ne”.

Takumi Minamino (Foto: Liverpool FC/Twitter)

“Kjo është me të vërtetë e mirë. Por atëherë duhet ta shohim: si do të adaptohet kur ai të vijë dhe ne lejohemi të punojmë me të? Si mund ta vendosim atë?”.

“Por, në afat të gjatë nuk ka dyshim se ai do të na ndihmojë. Kjo është e qartë”.

Lexo po ashtu Minamino pas nënshkrimit me Liverpoolin: Ëndërr e bërë realitet

“Unë mezi po pres të punoj me Minaminon. Por, nga tani deri tek dita e parë e vërtetë e Takumit në Melwood, ka edhe tre ndeshje”.

“Kështu që unë kam pak kohë për të menduar saktësisht se ku do të futet ai”, përfundoi trajneri gjerman. /Telegrafi/

Exit mobile version