Telegrafi

Klopp shpreson në rikthimin e Can dhe Origit

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka konfirmuar se Emre Can është gati të kthehet për të luajtur, pavarësisht raportimeve se mund të mungojë në pjesën e mbetur të sezonit.

Lojtari u lëndua në fitoren 4 me 3 ndaj Dortmundit muajin e kaluar në Evropa Ligë, ndërsa tani Klopp ka thënë se “Can është gati të kthehet në skuadër”.

Emre Can besohet se do të paraqitet në takimin e kthimit në gjysmëfinale ndaj Villarrealit në Evropa Ligë,  transmeton koha.net.

Progres në rehabilitim thotë të ketë edhe Divock Origi që shton se ka besim që do të kthehet para fundit të sezonit.

21-vjeçari u lëndua në fitoren 4 me 0 ndaj Evertonit muajin e kaluar dhe thuhej se do të mungonte gjithë pjesën e mbetur të sezonit.

“Po ecën mirë. Kanë kaluar dhjetë ditë dhe po përpiqem të përmirësohem përditë. Duhet të provojmë dhe të sigurohemi që të kthehem sa më shpejtë që është e mundur”, ka thënë ai për faqen e Liverpoolit.