Site icon Telegrafi

Klopp shpreh keqardhje për festimin e tij kontrovers ndaj gjyqtarit anësor

Jurgen Klopp ndjen keqardhja pas festimit të tij ndaj gjyqtarit anësor në sfidën e Liverpoolit në shtëpi ndaj Bournemouthit.

Reds arritën të fitojnë ndaj Bournemouthit me rezultat të ngushtë 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në Ligën Premier.

Njëra nga gjërat më të diskutuara të kësaj ndeshje padyshim se ishte edhe festa kontroverse e Kloppit ndaj njërit gjyqtar anësor.

Lexo po ashtu Klopp rrezikon dënimin nga FA pas festimit kontrovers ndaj gjyqtarit anësor

Klopp festoi dhe bërtiti para fytyrës së gjyqtarit dhe për këtë ka shpreh keqardhje pas ndeshjes.

Momenti i festës kontroverse të Kloppit

“Goli i parë, nga këndvështrimi im ishte 100 për qind një faull, asgjë tjetër. Gjyqtari nuk e pa atë”, ka thënë fillimisht Klopp.

“Unë e bëra atë. Tani nuk do ta bëja atë. Por, në këtë moment unë thjesht nuk e kuptoj se si ky mund të ishte një gol”.

https://twitter.com/lfcindyx/status/1236276760641224711

“Si është e mundur që dikush e shikon atë dhe nuk bën asgjë në lidhje me të”.

“VAR-i fshihet pas frazës, jo e qartë dhe e qartë. Nuk ka kuptim”, përfundoi trajneri i Reds.

Ndërkohë, fitorja e 27-të e Liverpoolit në sezonin 2019/20 i zhvendos ata në 82 pikë, 25 pikë para rivalëve më të afërt, Manchester Cityt. /Telegrafi/

Exit mobile version