Trajneri i Liverpoolitm, Jurgen Klopp, foli pas barazimit 1-1 ndaj Chelseat dhe normalisht nuk mungoi pyetja rreth zëvendësimit të Mohamed Salah në minutën e 66-të.
Trajneri gjerman me pak fjalë tentoi të shpjegojë se largimi nga loja i egjiptianit nuk erdhi për shkak të ndonjë lëndimi, por thjesht nuk ishte i kënaqur me mënyrën e lojës.
“Salah nuk është i lënduar. E di që njerëzit do të tentojnë të bëjnë bujë me këtë”.
“Nuk ishte ndeshja më e mirë e Mo në karrierë. Ai vazhdimisht futet në situata dhe kjo e bën atë lojtar të klasit botëror”.
“Ai dëshiron të jetë vendimtar”. ka thënë Klopp pas ndeshjes në Stamford Bridge .
Në vend të Salah u fut Xherdan Shaqiri, i cili asistoi te goli i barazimit i shënuar nga Daniel Sturridge.
Ndeshja e ardhshme e Reds është kundër Manchester Cityt dhe natyrisht që Klopp si dhe gjithë tifozët e Liverpoolit presin një paraqitje të madhe nga Salah. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=tzKGVKMu-bw