Telegrafi

Klopp: Shaqiri ka kaluar pritshmëritë

Jurgen Klopp e Xherdan Shaqiri (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë se Xherdan Shaqiri ka kaluar pritshmëritë që nga transferimi prej Stoke Cityt.

Shqiptari ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar tri asistime në gjashtë ndeshjet e fundit të Reds dhe tekniku gjerman është shumë i lumtur.

“Po, edhe më shumë. Çfarë mund të them?”, ka thënë Klopp për Liverpoolfc.com, i pyetur se a i ka arritur Shaqiri pritshmëritë deri më tani në këtë sezon.

Xherdan Shaqiri duke festuar golin ndaj Cardiff Cityt në Anfield (Foto: Jan Kruger/Getty Images/Guliver)

“Ai është një djalosh fantastik, më të vërtetë është shumë i mirë. Ai e din se ka ende shumë potencial për t’u përmirësuar”.

“Ai është njeri për momente vendimtare dhe ne duhet të sigurohemi që kjo të vazhdojë të qëndrojë kështu”.

Lexo po ashtu Shaqiri: Kam ardhur te Liverpooli për të ndihmuar skuadrën

“Një tjetër paraqitje e mirë dhe një gol fantastike, është diçka më të vërtetë e mirë”, ka shtuar Klopp.

Xhiro e ardhshme e Reds në Ligën Premier është kundër Watfordit. /Telegrafi/