Telegrafi

Klopp “shan” publikisht në televizion

Bosi i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka sharë në një transmetim të drejtpërdrejt në televizion mbrëmjen e kaluar.

Liverpool Echo raporton se Klopp ka përdorur fjalë të pista në televizion pas fitores ndaj Derby County në kuadër të Kupës së Ligës.

“Ata nuk e transmetuan këtë ndeshje në televizion? Në Gjermani e transmetojnë secilën dreq ndeshje të **** në televizion”, u shpreh Klopp.

Revolta e Klopp erdhi pas mos transmetimit të duelit të Liverpoolit. /Telegrafi/