Jurgen Klopp ka folur pas rinovimit të kontratës së tij edhe për shumë vite me Liverpoolin.
Gjermani ndihet i lumtur me rinovimin e kontratës deri në vitin 2024 dhe thotë se ky rinovim vjen pas bashkëpunimit perfekt mes palëve.
“Për mua personalisht ky rinovim vjen me qëllim që bazohet në njohurinë time për atë që ne si partnerit kemi arritur deri më tani dhe çfarë kemi akoma për të arritur”, ka thënë fillimisht Klopp.
“Kur shoh zhvillimin e klubit dhe punën bashkëpunuese që vazhdon të ndodhë, ndjej se kontributi im vetëm mund të rritet”.
“Kam parë angazhimin nga pronarët deri në çdo aspekt dhe funksion të klubit për të cilin mund të mendoni”.
Our boss ❤️ pic.twitter.com/hTvVLwwm37
— Liverpool FC (@LFC) December 13, 2019
“Kur thirrja erdhi në vjeshtën e 2015, unë ndjeva se ishim perfekt për njëri-tjetrin; Tani kemi një besim të plotë bashkëpunimi nga të dy palët dhe jam në gjendje ta bëj këtë angazhim për 2024”.
“Nëse nuk do të bëja, unë nuk do të ri-nënshkruaja. Ky klub është në një vend kaq të mirë, nuk mund të mendoja largimin”.
— Liverpool FC (@LFC) December 13, 2019
“Për këdo në futboll që aspiron të konkurrojë në një mjedis ku çdo element i organizatës është në të mirë të tij – nga mbështetja e tifozëve deri në vizionin e pronarëve – nuk mund të ketë vend më të mirë se kjo”.
“Rinovimi im mund të jetë lajm i mirë për shumë njerëz, por jo për të gjithë fatkeqësisht”, përfundoi gjermani. /Telegrafi/