Telegrafi

Klopp: Reagim i përsosur, paraqitje superiore

Jurgen Klopp ka folur pas ndeshjes së fituar të Liverpoolit ndaj Tottenhamit.

Liverpooli i është kthyer fitoreve në Ligën Premier, pasi e ka mposhtur Tottenhamin në Anfield me rezultat 2-0, një fitore që e ka kënaqur shumë trajnerin gjerman.

Lexo po ashtu Liverpooli i kthehet më në fund fitoreve, mposht Tottenhamin (Video)

“Reagimi ishte i përsosur, kjo ishte një performancë e shquar, sulmuese dhe mbrojtëse”, ka thënë fillimisht Klopp pas ndeshjes.

“U paraqitëm me zgjuarsi si në pjesën e parë, ashtu edhe në të dytën”, përcjell Telegrafi.

Trajneri gjerman gjithashtu pati fjalë të mira edhe për Sadio Manen dhe Roberto Firminon, të cilët e kanë impresionuar me paraqitjen e tyre. /Telegrafi/