Jurgen Klopp ka folur pas ndeshjes së fituar të Liverpoolit ndaj Tottenhamit.
Liverpooli i është kthyer fitoreve në Ligën Premier, pasi e ka mposhtur Tottenhamin në Anfield me rezultat 2-0, një fitore që e ka kënaqur shumë trajnerin gjerman.
“Reagimi ishte i përsosur, kjo ishte një performancë e shquar, sulmuese dhe mbrojtëse”, ka thënë fillimisht Klopp pas ndeshjes.
“U paraqitëm me zgjuarsi si në pjesën e parë, ashtu edhe në të dytën”, përcjell Telegrafi.
Trajneri gjerman gjithashtu pati fjalë të mira edhe për Sadio Manen dhe Roberto Firminon, të cilët e kanë impresionuar me paraqitjen e tyre. /Telegrafi/