Telegrafi

Forma e Salah këtë sezon është fantastike, aktualisht top shënues në Ligën Premier

Mohamed Salah ka shënuar sërish, kësaj radhe në fitoren ndaj Watford pasditen e sotme (e shtunë).

Liverpooli fitoi me rezultat të thellë 5-0 në udhëtim te klubi londinez në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë në Ligën Premier.

Golat në këtë ndeshje për ekipin e Jurgen Klopp u shënuan nga Sane Mane (9’), Roberto Firmino (37’, 52’, 90+) dhe Mohamed Salah (54’).

Lexo po ashtu Liverpooli 'shkatërron' Watfordin - Claudio Ranieri shijon një debutim të hidhur

Megjithatë, goli i shënuar nga ylli egjiptian, Salah, është goli që ka vjedhur gjithë vëmendjen e ndeshjes dhe golave tjerë.

Salah shënoi një supergol në minutën e 54-të për të çuar epërsinë në 0-4 pasi driblojë tre lojtarë kundërshtarë brenda zonës së penalltisë, para se të gjente rrjetën me një goditje të bukur me të majtën.

Lexo po ashtu Salah shkatërroi mbrojtjen e Watfordit dhe shënoi një gol pretendentë për më të mirin e sezonit

Ky gol përveçse ka hedhur kandidaturën për njërin nga golat më të bukur të sezonit, ka ngjallur edhe debatin nëse Salah është lojtari më i mirë në botë aktualisht.

Forma dhe lëvizjet mahnitëse të egjiptianit këtë sezon janë mbresëlënëse.

Ai ka shënuar 7 gola dhe ka dhënë 4 asistime në këtë fillim kampionati, duke qëndruar si i pari në krye të listës së realizatorëve. /Telegrafi/