Telegrafi

Klopp qesh kur pyetet nëse ekipi i tij mund të përfundojë sezonin pa humbje

Jurgen Klopp (Getty Images)

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, thotë se nuk mendon që ekipi i tij do të kalojë sezonin pa humbje.

Liverpooli ka vetëm dy barazime dhe të gjitha fitoret me dy pikë prapa Cityt në tabelën e Ligës Premier.

Shumë ekspertë mendojnë se Liverpooli e ka momentin për titull dhe se mund të përfundojë sezonin pa humbje.

“Mendoj se shumë ekipe janë mjaft të mira për të kaluar sezonin pa humbje, por është ende e vështirë”.

“Pa fat, nuk ka shanca. Me fat, ndoshta ne kemi mundësi për këtë. Por, nuk mendojmë për këtë”.

“Do të thoshte se ne po mendonim përndeshjet e janarit e shkurtit. Ne kemi kohë për këtë në javët në vijim”, u shpreh Klopp.

Liverpooli i shkon Bournemouthit sot nga ora 13:30. /Telegrafi/