Jurgen Klopp është pyetur edhe një herë rreth mundësisë që të marrë drejtimin e kombëtares së Gjermanisë.
Die Manschaft i dhanë lamtumirën Joachim Lowit, që dha dorëheqje para se të fillonte Euro 2020, duke vazhduar me skuadrën pas kampionatit dhe i ndanë rrugët.
Në vend të tij erdhi Hansi Flick, që po ashtu kishte dhënë dorëheqje nga Bayern Munichu dhe pranoi të drejtonte kombëtaren gjermane, mirëpo Klopp është pyetur sërish nëse ekziston mundësia që ai ta drejtojë skuadrën.
“Si mund ta di se çfarë do të bëj pas tri viteve? Shumica prej nesh as nuk e dimë se ku do të jetë në dy ose tre javë”, u shpreh trajneri i Liverpoolit.
“Nëse pas përfundimit të kontratës sime me Liverpoolin në 2024 do të kem një vit pushim do ta mendoj”.
“Për momentin, kontrata e Hansi Flick do të zgjasë deri në vitin 2025, kështu që askush nuk duhet të më telefonojë në 2024 në mënyrë që të jem i lirë vitin e ardhshëm për një pasardhje të mundshme”, shtoi më tej Klopp.
Gjermani është i fokusuar aktualisht te klubi anglez, aty ku vitet e fundit ka fituar Ligën e Kampionëve dhe Ligën Premier. /Telegrafi/