Philippe Coutinho është kthyer në stërvitje me klubin e Liverpoolit, por trajneri Jurgen Klopp e ka lënë jashtë listët së futbollistëve të grumbulluar.
Liverpooli udhëton nesër (e shtunë) në Etihad Stadium për të ndeshur me Manchester Cityn në ndeshjen që fillon nga ora 13:30.
Megjithatë, Redsat do të kenë një mungesë të madhe për këtë derbi të javës së katërt të Ligës Premier dhe ai është Philippe Coutinho.
Mungesën e tij e ka konfirmuar trajneri Klopp, i cili ka thënë se yllit brazilian i nevojitet ushtrime shtesë dhe më këtë është pajtuar edhe vet Coutinho.
“Vendosa ta lë jashtë skuadrës për ndeshje ndaj Cityt kështu që mund të përdorim kohën për trajnim shtesë. Ai u pajtua”, ka thënë Klopp në konferencën për shtyp. /Telegrafi/