Telegrafi

Klopp: PSG është njëri nga favoritët e Ligës së Kampionëve, Anfield mund të jetë përparësi për ne

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp e ka cilësuar kundërshtarin e ardhshëm Paris Saint-Germainin si njërin nga favoritët për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Liverpooli është nikoqir i PSG-së në ndeshjen hapëse të sezonit të ri të Ligës së Kampionëve në ndeshjen e cila zhvillohet nesër (e martë) nga ora 21:00.

Klopp i ka cilësuar kundërshtarët e tyre si njëri nga pretendentët kryesor për ta fituar garën, por thotë se Anfield mund t’i jap avantazh tyre në këtë ndeshje.

Lexo po ashtu Klopp: Grup i vështirë, por askush nuk e kërkoi Liverpoolin si kundërshtar

“Ata janë një nga të favoritët e kësaj gare”, ka thënë fillimisht Klopp në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes.

“Ne jemi të vetëdijshëm për cilësinë e tyre”.

“Luajmë në Anfield dhe kjo mund të jetë një përparësi për ne”.

“Më pëlqejnë këto sfida, por vetëm sepse kam një skuadër vërtet të mirë”.

“Nëse nuk do të isha menaxher, do të shikoja patjetër këtë ndeshje”, përfundoi gjermani. /Telegrafi/