Telegrafi

Klopp pret shumë nga Shaqiri në derbin ndaj Evertonit

Jurgen Klopp e Xherdan Shaqiri (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, pret gjëra të mëdha nga Xherdan Shaqiri nesër (e diel) kundër Evertonit.

Nënshkrimi i verës nga Stoke City ka krijuar mesatarisht 2.1 shanse të hapura për çdo 90 minuta këtë sezon.

Ky është një raport më i mirë se çdonjëri nga bashkëlojtarët e tij në ekipin e Reds.

Shkaku i këtyre statistikave dhe ndeshjeve të mira, Klopp pret që Shaqiri të jetë vendimtar edhe në derbi ndaj Evertonit.

“Kjo është diçka që unë pres gjithmonë nga ai”, ka thënë fillimisht Klopp.

“Unë nuk e marr fjalën ‘kënaqësi’ në të vërtetë, por po unë mendoj se ai do të kënaqet shumë dhe do të jetë gati për këtë derbi”.

“Ne duhet të shohim se si do luaj dhe do të zgjedhim si do të radhitemi”, përfundoi gjermani.

Ndryshe, ndeshja derbi mes Liverpoolit dhe Evertonit zhvillohet të dielën nga ora 17:15 në Anfield. /Telegrafi/