Telegrafi

Klopp pranon: Liverpooli mund të mos kualifikohet në LK

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka deklaruar se The Reds mund të mos kualifikohen edhe këtë sezon në Ligën e Kampionëve.

Trajneri i klubit nga Anfield thotë se do të jetë e vështirë për ekipin që të hyjë në top katërshe.

“Natyrisht se është në duart tona. Në këtë moment unë mendoj se ne duhet që të luftojmë shumë për këtë.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Liverpoolit

“A do të ishte zhgënjim nëse nuk e arrijmë këtë? Po, sepse ne mendojmë se duhet të kualifikohemi për këtë garë”.

“A është e mundur që të mos kualifikohemi? Po, për shkak të kampionatit dhe kundërshtarëve. Ekziston konkurrencë e madhe dhe ne duhet që të marrim situatat ashtu siç janë. Është synim i madh i joni. Ne duam të bëjmë gjithçka për të arritur Ligën e Kampionëve”, u shpreh Klopp. /Telegrafi/