Site icon Telegrafi

Klopp: Pranoj çdo kritikë për humbjen e sotme

Jurgen Klopp është ndarë i pakënaqur me humbjen 4-3 të Liverpoolit ndaj Bournemouthit.

Trajneri gjerman e ka pranuar se skuadra e tij ka bërë gabime, çka edhe shkaktoi humbjen, por sipas tij skuadra nuk është e verbër.

“E respektoj dhe pranojë çdo gjë që ju do të thoni për ne sot dhe në qoftë se ju doni të thoni se ne jemi të verbër, por kjo nuk ka kuptim”, ka thënë Klopp pas ndeshjes.

Lexo po ashtu E pabesueshme - Përmbysje e Bournemouth ndaj Liverpoolit (Video)

“Kjo nuk ka ndikim në atë që unë mendoj për ekipin tim. Ju mund të shkruani atë, ju mund ta lexoni atë, dhe pastaj ne do të shkojmë me radhë”.

“Kjo është e gjitha. Sigurisht që ne kemi bërë gabime sot”, përfundoi trajneri gjerman. /Telegrafi/

Exit mobile version