Jurgen Klopp këmbëngul se fitorja e Liverpool 5-0 kundër Portos gjatë sezonit të kaluar nuk do të ketë asnjë ndikim në ndeshjen e tyre në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Reds do të luajnë nesër në Anfield ndaj portugezëve në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve, pak më shumë se një vit pas një fitoreje të madhe kundër këtij kundërshtari.
Megjithatë, sipas trajnerit gjerman kjo sfidë është ndryshe nga ajo e vitit të kaluar dhe pret një përballje të fortë ndaj një kundërshtari me eksperiencë të madhe.
“Porto e meritonte kualifikimin, pasi mposhtën në mënyrë spektakolare Romën”, ka thënë fillimisht Kopp në konferencë për shtyp.
“Ata janë një ekip me shumë eksperiencë dhe një ekip shumë i fortë me më shumë përvojë sesa vitin e kaluar”.
"I hope we are prepared, we tried everything to be as well prepared as possible."
Klopp insists #LFC's 5-0 aggregate victory over @FCPorto last season will have no bearing on their rematch in the @ChampionsLeague quarter-finals… https://t.co/R7Qxiwr2e3
— Liverpool FC (@LFC) April 8, 2019
“Është një lojë ndryshe nga ajo e vitit të kaluar dhe ne duhet ta luajmë sërish, dhe jemi vërtet të lumtur për këtë mundësi, pasi ishim me të vërtetë të lumtur që jemi ende në garë pas ndeshjes ndaj Bayernit”.
“Është e rëndësishme për klubin dhe e rëndësishme për skuadrën. Shpresoj se jemi të përgatitur, ne kemi provuar gjithçka për të qenë sa më të përgatitur që është e mundu, le të përpiqemi ta bëjmë përsëri, të kalojmë tutje”, përfundoi gjermani. /Telegrafi/