Site icon Telegrafi

Klopp: Titujt nuk janë gjëja më e rëndësishme

Bosi i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka këmbëngulur se fitimi i trofeve nuk është asgjë në futboll.

Rivali i tij te Manchester United, Jose Mourinho, tha ditë më parë se trofet janë gjëja më me rëndësi në futboll dhe futbolli luhet vetëm për tituj.

Por, Klopp është përgjigjur se njerëzit nuk mbajnë mend vetëm trofet, por edhe gjëra tjera.

“Jo, është e vërtetë, por a duhet unë patjetër të fitoj tituj?”.

Jurgen Klopp (Getty Images)

“Njerëzit mund të kujtojnë vetëm titujt, por ajo që dua të bëj është më të mirën në bazë të asaj që klubi ofron për mua, në këtë besoj më së shumti”.

“Nëse njerëzit thonë se sezoni jonë në Ligën e Kampionëve vitin e kaluar ishte sukses pse nuk e fituam finalen atëherë unë s’mund ta ndryshoj këtë”.

“A ishte fundi i suksesshëm? Jo, por rrugëtimi ishtë i shkëlqyeshëm. Më ka pëlqyer shumë”.

“Presioni vjen nga jashtë, njerëzit thonë se nëse nuk fitoj tituj duhet të largohem. Në momentin që gjeni dikë që e bën punën më mirë, atëherë merreni”, u shpreh Jurgen Klopp. /Telegrafi/

Exit mobile version