Telegrafi

Klopp: Përballjen ndaj United e shijoj më së shumti, mezi pres të filloj

Liverpool dhe Manchester United do të takohen të dielën në derbin e xhiros së 26-të në Ligën Premier.

Diferenca mes dy skuadrave kur kanë zhvilluar nga 24 ndeshje deri më tani është 10 pikë në të mirë të Djajve të Kuq.

The Reds synojnë të marrin një fitore që do t’i ofronte ata edhe më shumë me pozitën e katërt, pozitë që i dërgon në Ligën e Kampionëve.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka thënë se e vlerëson shumë këtë ndeshje dhe është dueli që e argëton më së shumti.

“Shumë e vlerësoj ndeshjen ndaj Manchester United. Në të vërtetë është ndeshja që më argëton më shumë. Mendoj që e kam thënë shumë herë edhe më parë, besoj se e dinë të gjithë”.

“Ka shumë gjëra në jetë që janë më interesante se futbolli, por sa herë luhen ndeshje të tilla, të gjithë nxjerrim në pah diçka më shumë dhe kjo më pëlqen”.

Lexo po ashtu Klopp zbulon se ka pasur aksident me makinë, e lidh atë me formën e dobët të Liverpoolit

“Kjo ndodh kur futbolli është gjëja më e rëndësishme dhe për këto 95 apo 98 minuta, e dua”.

“E gjithë bota do të shohë ndeshjen, edhe unë vetë do ta shihja nëse nuk do të isha këtu. Është një ndeshje e madhe dhe mezi pres që të fillojë”, ka thënë tekniku gjerman.

Liverpool dhe Manchester United përballen në Anfield të dielën me fillim nga ora 17:30. /Telgrafi/