Site icon Telegrafi

Klopp pati një kërkesë të veçantë në drejtim të Salah gjatë ndeshjes me Sparta Pragën

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, i ka dhënë yllit të ekipit Mohamed Salah disa udhëzime të rralla gjatë fitores së tyrë të thellë me rezultat 6-1 ndaj Sparta Pragës.

“Të Kuqtë” siguruan kalimin në çerekfinale të Ligës së Evropës mbrëmjen e së enjtes me një tjetër fitoreje bindëse.

Pasi fituan ndeshjen e parë në Çeki me rezultat 5-1, ata nuk u ndalën as në ‘Anfield’ duke fituar me golat e Nunez, Clark, Gakpo (x2), Szoboszlai dhe Salah për rezultatin e përgjithshëm 11-2.

Salah ka luajtur në këtë takim 90 minuta të paprecedentë, vendim të cilin Klopp e shpjegoi në intervistën pas ndeshjes.

Lexo po ashtu Rruga e arratisjes së Mohamed Salah nga Liverpooli tashmë është publike

Në fakt, tekniku gjerman zbuloi se ai i ka thënë Salahut që të mos angazhohet në mbrojtje, diçka që ai zakonisht ua kërkon lojtarëve të tij të sulmit.

“Mo është një histori e veçantë, nuk ishte plani që ai të luante 90 minuta, plani ishte që të zëvendësohej kur ne futëm në fushë Musialowskin, por Clark ndihej i lodhur dhe ishte e qartë se ai duhej të zëvendësohej”, ka thënë Klopp.

“I thashë atij se nëse do të qëndronte, mendoj se ishte hera e parë që i thashë një lojtari që të ndalojë së angazhuari në mbrojtje, kjo është pra, vetëm mos vrapo në atë drejtim më”, u shpreh ai.

Liverpooli do të ketë nevojë për kualitetin e Salah gjatë javëve në vazhdim teksa ata janë në ‘gjueti’. Ata do të kenë punë të dielën ndaj Manchester United në kuadër të çerekfinaleve të FA Cup./Telegrafi/

Exit mobile version