Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka pranuar se mund të dalë në pension ‘shumë më herët sesa bëjnë zakonisht trajnerët’.
Klopp po zhvillon një sezon të mirë me Liverpoolin, ku e shohin veten në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ku do të përballen me Romën, por gjermani edhe përkundër sukseseve mendon rreth pensionimit.
“Është e mundur që unë të përfundoj karrierën time shumë më herët se sa trajnerët zakonisht bëjnë”, zbuloi fillimisht Klopp për Sky Sport Deutschland.
“Puna e trajnerit është shumë intensive. Unë nuk dua të vdes në stol stërvitjesh”.
“Pas Liverpoolit, unë me siguri do të bëj një pushim një vjeçar. Kjo është një marrëveshje e qartë me familjen time”.
“Unë kurrë nuk kam pasur një klauzolë largimi në një nga kontratat e mia”.
“Nëse Bayern ishte me të vërtetë i interesuar, pa marrë parasysh se çfarë do të kisha bërë, kjo do të ishte një lëvizje e ndërlikuar”.
“Kam një kontratë edhe për katër vjet në Liverpool dhe klubi është i kënaqur me mua. Kjo është arsyeja pse ka kuptim të plotë se ata (Bayern) nuk e kanë provuar”, përfundoi gjermani. /Telegrafi/