Telegrafi

Klopp pas humbjes kundër Leicesterit: Po luajmë me të ardhmen tonë te Liverpooli (Video)

Jurgen Klopp ka paralajmëruar të gjithë në Liverpool se po luajnë me të ardhmen e tyre – duke përfshirë edhe vetveten.

Trajneri gjerman ka pohuar se futbollistët duhet të bëhen më serioz dhe se nuk lejohen më humbje të tilla si kundër Leicester Cityt.

Liverpool kanë arritur vetëm një fitore në vitin 2017 dhe kjo ka bërë që të shkëputen në garën për titullin e kampioni, transmeton Telegrafi.

“Situata po bëhet edhe më serioze tani. Ne të gjithë po luajmë me të ardhmen tonë, përfshirë mua. Ne duhet ta vlerësojnë çdo ditë të kaluar te Liverpooli, sidomos ditët e ndeshjeve”, ka thënë ndër të tjerash Klopp.

Liverpooli pësoi humbje prej kampionit anglez Leicester Cityt me rezultat 3-1. Ndryshe, Klopp ka pohuar se Jordan Anderson nuk do të mund të paraqitet kundër Arsenalit gjatë fundjavës pas një lëndimi të pësuar. /Telegrafi/