Jurgen Klopp ka insistuar se kritikët e Manchester United janë gabim kur mendojnë se ata nuk kanë ndonjë shans ndaj Liverpoolit nesër (e diel) në “Anfield.
Ekipi i Ten Hag është duke kaluar në një periudhë të vështirë, pasi u mposhtën në shtëpi me rezultat 3-0 nga Bournemouth dhe u eliminuan nga Liga e Kampionëve pas humbjes ndaj Bayernit.
Lideri i Ligës Premier, Liverpooli, që kanë dhjetë pikë më shumë se United, kishin fituar me rezultat të thellë 7-0 kur u takuan herën e fundit në muajin mars, por Klopp beson se ai rezultat i “çuditshëm” nuk do t’i ndihmojë ata këtë vikend.
“Nuk më pëlqen kur titujt e gazetave janë për United që nuk janë të mirë para se të luajmë me ta pasi është, ‘Okej, atëherë kjo është ndeshja kur ata do të japin gjithçka’”, ka thënë Klopp.
“Unë nuk e ndjekë Unitedin shumë nga afër për të ditur saktësisht se ku qëndron problemi, por e kam parë që Erik Ten Hag ishte trajneri i muajit, muajin e kaluar. E pash që ata ishin një ekip në formë kështu që çfarë është duke shkuar keq? Unë nuk e kuptoj këtë”, vazhdoi ai.
“Ne e kuptuam atë ditë që 7-0 ishte një rezultat i çuditshëm që ndodh një herë në jetë. Nëse i ndihmon dikujt për ndeshjen e radhës atëherë është për skuadrën që humbi 7-0, jo për ekipin që fitoi 7-0”.
“Duke e marrë tërë këtë në konsideratë dhe vetëm të luajmë një ndeshje futbolli ndaj një rivali historik të Liverpoolit në “Anfield”, kjo vetvetiu e bën një ndeshje speciale. Kuptoje situatën dhe jep më të mirën, kjo është çfarë më duhet”, përfundoi Klopp.
E diela shënon fillimin e vështirë të një periudhe për Liverpoolin duke vazhduar me përballjen në “Carabao Cup” të mërkurën ndaj West Hamit, dhe më pas vikendin e ardhshëm ndaj rivalit direkt për titull Arsenalit./Telegrafi/